Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka vazhdon të bëjë paraqitje fantastike me fanellën e Bayer Leverkusen.
Në ndeshjen e fundit, Xhaka dhe Leverkusen barazuan 0-0 ndaj Monchengladbach në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Bundesliga, shkruan LIG Sport
Por, sipa SofaScore, lojtari shqiptar ishte më i miri në fushë, duke u vlerësuar me notën 8.1. Ai pati 166 prekje gjatë ndeshjes, dhuroi 136 pasime të sakta nga 151 tentime (90% saktësi).
Duke i parë këto statistika, Granit Xhaka është futur edhe në formacionin e javës nga SofaScore.
Kujtojmë që ish-lojtari i Arsenalit këtë sezon s’ka humbur asnjëherë me fanellën e Bayer Leverkusenit.