Një natë për historinë e boksit u zhvillua në Wembley të Londrës, ku përballë 90 mijë tifozëve të zjarrtë, Oleksandr Usyk konfirmoi epërsinë absolute në botën e peshave të rënda, duke fituar me nokaut ndaj Daniel Dubois.
Usyk, me teknikën, durimin dhe forcën e tij të jashtëzakonshme, dominoi meçin dhe ruajti të gjitha titujt botërorë në versionet WBA, WBO, IBF dhe The Ring, shkruan LIG Sport
Incredible angle. Dubois over committed, so Usyk took him out.
— Boxing Kingdom (@BoxingKingdom14) July 19, 2025
Me këtë fitore, ukrainasi bëhet kampion i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda – një status që nuk është mbajtur nga askush tjetër që nga legjenda Lennox Lewis, në vitin 1999.
USYK STOPS DUBOIS IN 5#UsykVsDubois pic.twitter.com/wKRAhiBghK
— Spinnin Backfist (@SpinninBackfist) July 19, 2025