Gjatë emisionit sportiv “Kampionët” mbrëmë ndodhi një moment qesharak që shkaktoi të qeshura të shumta.
Ish-futbollisti i shumë skuadrave të njohura në Kosovë, Kastriot Rexha ishte protagonisti kryesor i kësaj ngjarje, shkruan LIG Sport
Harroi krejt që ishte në dalje dhe “LIVE” në emision, derisa bëri një “salltë” me këmbët e tij.
Kur pa që ishte në dalje filloi të qeshte dhe në fakt të gjithë në studio bën të njëjtën gjë.
Kujtojmë që Rexha tashmë është lojtar në pension dhe kishte një karrierë të bujshme në Superligën e Kosovës.