Skuadra e Bayern Munich dhe ajo e Real Madridit mbrëmë zhvilluan gjysmëfinalen e parë në UEFA Champions League e cila u mbyll 2:2.
Harry Kane ishte futbollisti që realizoi një gol në këtë ndeshje nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan LIG Sport
Para se ta godiste 11-të metërshin, ish-sulmuesit të Tottenham i afrohet mesfushori anglez, Jude Bellingham. Ai i flet tek veshi lojtarit “bavarez”.
Harry Kane pas ndeshjes tregoi se çfarë i tha bashkëkombasi i tij.
”Të them të drejtën nuk e di çfarë thotë. Unë isha shumë i fokusuar, por e vërejta që ai u afrua dhe thoshte diçka. Sigurisht që ishte diçka që të më largonte nga fokusi”, u përgjigj Harry Kane
Jude Bellingham was 'trash talking' to Harry Kane before his penalty. 🗣️ (@LaurensJulien) pic.twitter.com/xlN0JESO8V
— EuroFoot (@eurofootcom) April 30, 2024