Dominik Szoboszlai festoi kualifikimin e Hungarisë në Euro 2024 të dielën duke pirë një ‘shots’ para rreth mijëra tifozëve brenda Puskas Arena.
Mesfushori 23-vjeçar i Liverpool-it shënoi dy gola për skuadrën e Marco Rossit teksa siguruan vendin e tyre në turneun e verës së ardhshme me një fitore të vështirë 3-1 ndaj Malit të Zi, shkruan LIG Sport.
Golat e Szoboszlai [2] dhe Adam Nagy vulosën tre pikë të tjera për Magyarok, të cilët festuan suksesin e tyre së bashku me mijëra tifozë.
Në fakt, Szoboszlai, i cili shënoi dy gola, iu bashkua një grupi tifozësh në tribunë pas takimit.
Këtu, ai festoi fitoren e tyre me një gotë palinka – një raki frutash hungareze që thuhet se “vlerësohet për fuqinë dhe aromën e saj”.
Liverpool’s Dominik Szoboszlai taking a (pretty massive) shot of pálinka and celebrating with Hungarian fans in the stands after they qualified for Euro 2024, following their win against Montenegro today. 🥃🇭🇺pic.twitter.com/7IObZUeeuA
— Football Away Days (@FBAwayDays) November 19, 2023