Kombëtarja shqiptare u kthye në Shqipëri pasi mbylli aventurën në kampionatin Evropian që u zhvillua në Gjermani.
Hysaj në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se ishte grup i vështirë dhe falenderoi tifozët.
“Tani fillojmë pushimet.Ishte një grup i vështirë por shumë bukur. Falenderoj të gjithë tifozët. Do iki se kam edhe unë pushimet”, tha ai.
Kujtojmë se Hysaj ishte ndër lojtarët më të përfolur të këtij kampionati nga kampi shqiptar…