Bayer Leverkuseni fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 0-2 në “Olimpiko” të Romës. Andrich shënoi golin e dytë në minutën e 73-të, pas një goditjeje mbresëlënëse nga jashtë zone.
Por festa e Leverkusenit zgjati pak pasi një sherr në fushën e lojës përfshiu lojtarët.
Filliisht ishte Granit Xhaka që u konfliktua me Leonardo Spinazzola, më pas pranë tyre u grumbulluan edhe lojtarët e tjerë. Gjithsesi, ishte e vështirë për futbollistët e kampionëve të sapo shpallur të Bundesligës që të kontrollonin Xhakën.
Ky i fundit vijoi të kacafytej me kundërshtarët. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi me karton të verdhë si mesfushorin shqiptar, ashtu edhe Spinazzolen.
Josip Stanišić assisted Robert Andrich, who scored a beautiful goal to make it 2-0 for Leverkusen in a UEL Semifinal match against Roma. 🚨pic.twitter.com/7KtWf8xGdr
— 🇭🇷 (@TheCroatianLad) May 2, 2024