Skuadra e West Ham Unitedit ka shënuar fitore të thellë ndaj Ipswich Town në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Premier League.
Për ekipin mysafir në portë ishte Aro Muric, portieri i Kombëtares së Kosovës, shkruan LIG Sport
Aro Muric pranoi katër gola në këtë takim.
Portieri kosovar bëri një gabim trashanik në minutën e 49’të, kur ekipi vendas shënoi golin për 3:1 me anë të Bowen.
Ky nuk ishte gabimi i parë i Muricit këtë edicion. Edhe pse ndonjëherë bën pritje të mira – Aro nuk e harron zakonin e tij – të bëjë gabime amatore.
BOWEN SCORES AND MAKES IT 3-1 AGAINST IPSWICHpic.twitter.com/Z356qhURcY
— Vallerta (@VallertaXI) October 5, 2024