Ibrahim Dresevic është duke shkëlqyer në elitën e futbollit japonez, pas transferimit te skuadra Machida.
Qendërmbrojtësi dardan e ka realizuar edhe golin e dytë personal këtë edicion, teksa shëoi përballë Vissel Kobes në humbjen e skuadrës së tij 1-2.
27-vjeçari pranoi një top në zonë sikur të ishte një sulmues dhe me një veprim të bukur realizoi golin e nderit për Machidan që u mposht para adhuruesve të vet 1-2.
Për qendërmbrojtësin e Kosovës ky ishte goli i dytë në elitën e futbollit japonez, pasi ai shënoi edhe në xhiron e katërt në fitoren 1-2 ndaj Hokkaido.
🇯🇵 Ibrahim Dresevic scored his second goal of the season 🔥🇽🇰
pic.twitter.com/DWIRMN406Q— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) April 13, 2024