Ndeshja mes Argjentinës dhe Brazilit, e vlefshme për para-kualifikim në Kupën e Botës nuk nisi ashtu siç duhet.
Në fillim të ndeshjes, në tribuna kishte nisur një përleshje dhe policia braziliane ishte duke tentuar t’i qetësonte tifozët mysafirë, shkruan LIG Sport
Megjithatë kjo nuk i pëlqeu aspak lojtarëve të Argjentinës të cilët u afruan te tribunat dhe tentonin ta qetësonin situatën. Kamerat kapen momentin kur portieri i Aston Villas tentoi ta godiste policin brazilian.
Kjo video u bë virale në rrjetet sociale dhe të gjithë janë të befasuar nga veprimi i kampionit botëror.
🚨😲| Emi Martinez tried grabbing the policeman’s baton! Crazy! 🤯
— TTS. (@TransferSector) November 22, 2023