Skuadra e Gjilanit arriti fitore 2-1 ndaj Feronikelit 74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Superligën e Kosovës.
Një rast shumë interesant ndodhi në minutën e 40’të të ndeshjes, ku mbrojtësi i Feronikelit 74, Lapidar Lladrovci bëri një ndërhyrje të ashpër në Redon Ismailin, shkruan LIG Sport
Edhe pse ishte pamje fantastike për gjyqtarin Isak Ceroviku, ky i fundit nuk e akordoi penallti.
Ky rast u ftua për rishikim edhe nga sistemi VAR, që kishte gjyqtar Valon Bajgorën, por as për të ndërhyrja brutale në zonën e 16-metërshit nuk ishte për penallti.
Kujtojmë që përkundër problemeve në start të edicionit 2023/24, Gjilani me fitoren e djeshme shkon në kuotën e 14 pikëve në pozitën e 6-të.