Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit spanjoll.
Muriqi mbrëmë shënoi një gol ndaj Osasunas nga pika e bardhë e penalltisë. Këtë 11-metërsh e fitoi vet, shkruan LIG Sport
Në faqen e njohur të statistikave, Sofascore, Vedat Muriqi është vlerësuar me notën 8.0 dhe është futur në 11-shen më të mirë të javës së 23-të në La Liga.