Skuadra e Paderbornit shënoi një fitore të madhe në javën e 30-të të Bundesliga 2. pasi mposhti 2:0 Nurnbergun.
Në këtë ndeshje gol shënoi mbrojtësi shqiptar i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Visar Musliju, shkruan LIG Sport
Musliju shënoi golin e dytë për t’ia siguruar tri pikë skuadrës së tij.
Për shkak të golit dhe paraqitjes fantastike ish-lojtari i Prishtinës është futur në formacionin e javës në Bundesliga.
Sipas Sofa Score, Musliju është vlerësuar me notën 8.2.