Melih Ibrahimoglu, ishte një nga lojtarët më të spikatur tek Egnatia, në pjesën e dytë të sezonit, që kulmoi me fitimin e titullit kampion.
Mesfushori turk, u përshtat menjëherë në Superiore dhe ia doli të lërë shenjë me skuadrën rrogozhinase.
Megjithatë aventura e Ibrahimoglu te kampionët e Shqipërisë ka zgjatur vetëm gjashtë muaj. Egnatia njoftoi shitjen e 24-vjeçarit te Konyaspor. Te skuadra turke, mesfushori do të jetë shok ekipi me sulmuesin shqiptar Sokol Cikalleshi.
Konyaspor ka firmosur kontratë 3 vjeçare, ndërsa detajet financiare nuk bëhen të ditura. Egnatia humb një element të rëndësishëm për ekipin.