Kombëtarja e Kosovës sot gjatë ditës mbajti seancën e dytë stërvitore para ndeshjes miqësore ndaj Norvegjisë.
Lumbardh Dellova foli për kamerat e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe u shpreh i gatshëm për këtë miqësore që zhvillohet më 5 qershor në Oslo, shkruan LIG Sport
“Pas shpalljes kampion me Ballkanin jam shumë i motivuar dhe i fokusuar që të jap më të mirën për Kombëtaren.
“Stërvitjet janë duke shkuar shumë mirë, atmosfera është shumë e mirë dhe pse jo të arrijmë një rezultat të mirë.
“Duhet të japim më të mirën që të ndalojmë pikat më të forta që i ka Norvegjia, siç është Haaland dhe të dalim me rezultat pozitiv”, u shpreh Dellova