Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për duelin me Kroacinë. Sfidë kjo që do të luhet ditën e mërkurë në orën 15:00 në Gamburg.
Kjo është përballja më e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët kërkojnë 3 pikët për të shpresuar deri në fund në kalimin e grupit B.
Në konferencën e ditës së sotme për shtyp ishte i pranishëm Mario Mitaj. Mbrotjësi i kombëtares ka folur për humbjen me Italinë dhe analizon përballjen me Kroacinë. Talenti i Kombëtares nënvizoi se
“Kush do të jete heroi kundër Kroacisë? Në përgjithësi të gjithë lojtarët mundohet të luajnë sa më mirë për Kombëtaren. Kemi lojtarë si Broja që ka cilësi dhe si Asani që ka gjuajtje. Ne duhet të mundohemi të bëjmë maksimumin për të arritur drejt rezultatit. Mendoj se një nga lojtarët që mund të të bëjë dëm është Broja.
Ku ndryshon Kroacia nga Italia. Sa shanse kemi? E kemi lënë prapa humbjen me Italinë. Nuk morëm atë që donim. Ne tashmë kemi kthyer fokusin te Kroacia. Shpresojmë të marrim një pikë dhe të bëjmë një lojë më të mirë. Sigurisht Kroacia dhe italia ndyshojnë, por mbeten ekipe të forta.
Kroacia a është kundërshtari direkt për vendin e 3-të? Siç e kanë thënë të gjithë ky është grupi i vdekjes. Kroacia mund të përfundojë edhe në vendin e parë, asnjëherë si dihet. Do të japim maksimumin për të marrë rezultat pozitiv.
Në pjesën e dytë më kanë furnizuar më shumë shokët me pasimet. Jam lojtarë që më pëlqen të luaj me topin dhe të krijoj raste nga këmbët e mia.
Goli i Bajramit për 23 sekondash dhe më pas hutim. Çfarë ndodhi në 20 minutat e para? Të gjithë lojtarët dhe tifozët u habitën. U hutuam pak dhe pasi shënuam u mbyllëm në mbrojtje, pasi Italia nuk të lë shumë hapësira.
Goli i Bastonit. Kush duhet ta mbulonte ju apo Seferi? Të gjithë duhet të punonim për ta shmangur atë rast. Duhet të luajmë më fort me njëri tjetrin.
Rekord tifozësh në Dortmund, i prisni edhe në Hamburg? Shpresoj dhe besoj që po. Gjithçka varet nga dëshira e tyre.
Llogaritë për kualifikimin? Ne po përgatitemi për Kroacinë. E kemi analizuar. Tani na intereson vetëm Kroacia, shpresojmë të marrim maksimumin dhe më pas të shikojmë se çfarë do të bëjmë me Spanjën.
Kritikat ndaj Hysajt? Me të thënë të drejtën nuk është bukur të kritikosh një lojtar që ka kontribuar shumë për Kombëtaren. Nuk më pëlqen të shkikoj gjëra të tilla, por çdo tifoz jep mendimin e tij.
Kroacia? I dimë cilësitë që ka Kroacia. Është një skuadër e fortë. Sot do të vëmë në punë planin për Kroacinë, pasi dje stërvitja ishte e ndarë në dy grupe.
Pika e fortë? Mbrojtja mendoj se do të jetë pika më e fortë në sfidën me Kroacinë. Të gjitha repartet janë të forta, por ndaj Kroacisë mbrojtja do jetë vendimtare.
A ka ndikuar ngarkesa psikologjike në sfidën me Italinë? E kemi respektuar shumë kundërshtarin. Dëshironim të merrnin ikë ndaj tyre, por shpresoj që diçka të tillë ta bëjmë ndaj Kroacisë. Nuk ka ndikuar, ata ishim më mirë se ne dhe e fituan ndeshjen”, ka pëfunduar 20-vjeçari.