Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi ka pësuar një lëndim të rëndë ditë më parë në finalen e madhe të Copa America.
Messi u detyrua të largohej nga loja më herët shkaku i lëndimit që e pësoi vet në kyçin e këmbës së tij të djathtë, shkruan LIG Sport
Pas triumfit në Kupën e Amerikës, Messi udhëtoi menjëherë në Miami për ekzaminime mjekësore dhe aty u konstatua se argjentinasi ka të lënduar ligamentet e kyçit të djathtë.
Sipas mjekëve, Messi mund të mungoj plotë gjashtë javë – por gjithçka varet edhe nga shkalla e lëndimit.
Injury Update x @BaptistHealthSF
An update on Lionel Messi’s injury: https://t.co/0nEgXctKJp pic.twitter.com/YdaIN2L7dR
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) July 16, 2024