Edvin dhe Armisa Kuc janë shembulli i përkryer i talentit futbollistik dhe dashurisë për lojën që ecën brenda një familjeje. Vëlla e motër, të dy kanë rrugëtuar në një udhëtim fantastik dhe që kanë pasionin e madh për futbollin.
Lindur dhe rritur në një familje që i ka vlerësuar dhe mbështetur aspiratat e tyre sportive, Edvin dhe Armisa kanë ndjekur ëndrrat e tyre duke u ngjitur nëpër radhët e futbollit për të arritur vende të larta si lojtarë të përfaqësueses së Malit të Zi.
Armisa (31) është më e madhe në moshë se Edvin (30) dhe që të dy kanë arritur të krijojnë një emër shumë të respektuar në futbollin e Malit të Zi si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave.
Në një intervistë për Telegrafin, Edvin dhe Armisa janë rrëfyer për karrierën e tyre, duke treguar nga fillimi e deri më tani ku të dy janë pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi dhe janë ndër futbollistët kryesorë të kësaj përfaqësuese.
Edvin Kuc: Për mua Armisa është heroi i qytetit tonë, pasi duke marrë parasysh që në Rozhajë nuk ka asnjë klub futbolli për femra, ajo bëri një karrierë të madhe me vullnetin, talentin dhe punën e saj.
Armisa Kuc: Është një nder i madh të kem një vëlla që është futbollist i shkëlqyer dhe një njeri edhe më i mirë.
Edvin Kuc: Unë kam qenë i pari që kam filluar, siç thashë nuk ka klub futbolli për femra në Rozhajë, ajo ka filluar të luajë shumë më vonë, nëse do të kishte pasur një punë reale që në fillim, mendoj se karriera e saj do të ishte shumë më e madhe.
Armisa Kuc: Edvini filloi i pari, unë erdha të shikoja stërvitjet dhe m’u pëlqyen, kështu që u bashkova me ta.
Edvin Kuc: Kur ishim më të vegjël luanim gjithmonë kundër njëra-tjetrës, por ajo ishte e vetmja vajzë mes nesh, por nuk kishte shumë ndryshim në cilësinë e saj. Dashuria e saj për futbollin i kapërceu të gjitha paragjykimet. Edhe sot jam krenar për të.
Armisa Kuc: Ne kemi luajtur shumë herë së bashku në ekip dhe kundër njëri-tjetrit. Kur kemi pushime, zakonisht stërvitemi së bashku dhe ndonjëherë luajmë.