Skuadra e Ind. Del Valle nga Ekuadori mposhti 2:0 San Lorenzon nga Argjentinam në Kupën Libertadores, raundi i dytë.
Në këtë ndeshje paraqitje fantastike bëri 16-vjeçari Kendry Paez, shkruan LIG Sport
Paez fitoi një penallti dhe luajti një takim fantastik përkundër moshës së tij të re.
Ai po bëhet gati për Premier League pasi tashmë skuadra e Chelseat ka nënshkruar kontratë profesionale me lojtarin nga Ekuadori.
Por, Paez do të jetë gati t’i bashkohet Bluve të Londrës vetëm gjatë verës së vitit 2025, pra deri sa të bëhet 18-vjeçar.
Nuk dihet ende shifra e saktë e transferimit të tij në Chelsea, por flitet se klubi nga Premier League pagoi plotë 10 milionë për talentin e ri.
Kendry Paez vs San Lorenzo @PaezKendry10 pic.twitter.com/W5dXkh4bVn
— natsuø 〽️ (@natsuovz) April 11, 2024