Po afrohet koha e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë në Euro 2024.
Shumë tifozë janë të pranishëm në Dortmund për ta shikuar këtë ndeshje nga stadiumi “Iduna Park”, por jo të gjithë do mund të futen në stadiumin e klubit gjerman, shkruan LIG Sport
Kristian Gashi, tifozi shqiptar ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet se bashku me disa fansa nga Italia që kërcejnë me këngën e famshme “O sa mirë me qenë shqiptar”…
Kujtojmë që ndeshja nis nga ora 21:00 në stadiumin e Borussia Dortmundit.