Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani ka marrë një ofertë zyrtare nga skuadrat europaine.
Bëhet fjalë për Slavian e Pragës që ka shprehur interesim serioz për sulmuesin “Dardan”, shkruan LIG Sport
Por, skuadra nga Republika e Çekisë është dorëzuar për shkak të çmimit që i ka vendosur Rapidi lojtarit kosovar. Flitet se skuadra rumune kërkon plotë tetë milionë euro.
Në anën tjetër, për Rrahmanin ka interesime dhe nga skuadrat tjera, duke përfshi, Aston Villan, Benfican dhe Werder Bremenin.
Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, Rrahmani shënoi 19 gola në 30 paraqitje me fanellën e Rapidit. Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermark” shkon deri në 3.5 milionë euro.
Presa din Cehia, anunț despre transferul lui Albion Rrahmani: Vestea primită de Rapid#AlbionRrahmaniplecareRapid #AlbionRrahmaniRapid #AlbionRrahmanitransfer #fotbal #RapidpretAlbionRrahmani #RapidtransferAlbionRrahmani #transferAlbionRrahmani https://t.co/BwfPQ0UW28
— spotmedia.ro (@spotmedia_ro) June 6, 2024