Skuadra e Aston Villas shënoi fitore në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Lille me rezultatin 2:1 në UEFA Conference League.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova luajti vetëm 60 minuta në “Villa Park”, shkruan LIG Sport
Zhegrova pati disa raste të mira shënimi, sidomos një goditje nga zona brenda 16-metërshit e cila u ndal nga Emi Martinez.
Sulmuesi kosovar u vlerësua me notën 6.2 në sajtin SofaScore. Ai preku 16 herë topin, bëri 9 pasime të sakta nga 10 tentime.
Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Lille dhe Aston Villas zhvillohet javën tjetër në Francë.