Zinedine Zidane ka treguar se klasi i tij nuk ka humbur në një ndeshje mes legjendave të Real Madridit dhe atyre të Portos që u zhvillua sot (e shtunë) në “Santiago Bernabeu”.
Të ardhurat e kësaj ndeshje bamirësie u dhuruan në luftën kundër ALS, një sëmundje e neuroneve motorike si dhe Fondacionit të Real Madridit.
Formacioni startues i Real Madridit kishte në përbërje shumë yje, duke përfshirë Raul Gonzalez, Roberto Carlos, Luis Figo, Steve McManaman dhe Zidane.
Zidane in today's Real Madrid legends game. His magic is still there pic.twitter.com/Vs3YSShr9e
— Dr Yash (@YashRMFC) March 23, 2024
Përkundër fitores së Portos, nga një gol i ish-yllit sllovak Marek Cech, Zidane i rikujtoi të gjithëve aftësitë e tij të dikurshme dhe klasin në fushën e futbollit.
Në moshën 51-vjeçare, francezi me disa driblime dhe pasime të bukura bëri që turma në Bernabeu të ndjente nostalgji për kohërat e vjetra.
Zidane and Raul still got it pic.twitter.com/M71tLRIkYL
— Dr Yash (@YashRMFC) March 23, 2024