Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja foli për migrofonin e TV Klan pas ndeshjes ndaj Spanjës.
Broja thotë pas ndeshjes dhe eliminimit nga Euro 2024 se të gjithë bashkëlojtarët e tij duhet ta mbajnë kokën lartë, shkruan LIG Sport
“Ishim shumë të kënaqur. Të gjithë çunat mund të mbajmë kokën lart. Të treja ndeshjet e dinim se do ishin shumë të vështira me skuadra me nivel të lartë. I kemi mbajt ndeshjet shumë afër, nuk ishin ndonjë ndeshje që na kanë mbytur apo shkatërruan.
“Një turne shumë i bukur që vjen çdo 4 vjet. Mund të luash vetëm 1 herë në jetë dhe çdo lojtar do të luajë çdo minutë. Kisha pas qejf dhe unë të luaj sa më shumë. Në fund jam lojtar dhe duhet të respektoj çfarë thotë trajneri dhe ato minuta të jap maksimumin. Në ndeshjen e parë ndoshta mundesha më mirë. Në ndeshjen e dytë ndoshta kisha pas më shumë mundësi, kisha pas shumë qejf. Duhet të respektosh trajnerin në fund.
Tifozët më kanë ndejt gjithmonë mbrapa. Është gjë shumë e bukur, kam shumë respekt për të gjithë shqiptarët që më kanë mbështetur dhe më kanë ndihmuar shumë. Dhe kur u dëmtova më kanë qëndruar mbrapa.
Evertoni? Nuk e di. Duhet me fol me familjen, duhet dhe pushim, sezoni nuk shkoi si doja. Sezoni tjetër them unë do shkojë shumë mirë”, u shpreh Broja.