Skuadra e Rapid Bucurestit ka barazuar rezultatin 1-1 ndaj Craiova në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Rumani.
Golin për 1-1 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, shkruan LIG Sport
Krasniqi shënoi në minutën e 43’të pas një asisti nga lojtari tjetër kosovar, Florent Hasani.
Ky ishte goli i parë zyrtar i Krasniqit me fanellën e Rapid Bucurestit.
Kujtojmë që në sulmin e Rapidit, kanë nisur ndeshjen tre kosovarë: Florent Hasani, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.