Valon Berisha, futbollisti i Kombëtares së Kosovës gjatë merkatos së dimrit gjeti klubin e ri. Ai firmosi me skuadrën nga Austria, LASK Linz.
Sot gjatë ditës futbollisti kosovar bëri një postim në rrjetet sociale, shkruan LIG Sport
Berisha ka gjetur shtëpi të re në Linz dhe ka nisur të blejë edhe produkte ushqimore.
Në një market në Linz ai hasi në suxhuk nga Kosova dhe sigurisht që nuk i rezistoi.
“Kur ke suxhukun, i ke të gjitha”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale