Sot, kombëtarja e Shqipërisë U21 ka publikuar listën e të ftuarve për dy ndeshjet e ardhshme.
Shqipëria U21 do të luajë ndaj Rumanisë dhe Mazit të Zi, sfida këto kualifikuese për “Euro 2025”, shkruan LIG Sport.
Trajneri, Alban Bushi në këtë grumbullim ka ftuar edhe talentin nga Kosova, Ermir Rashica, i cili sivjet po shkëlqen me fanellën e Skenderbeut në Kategorinë Superiore.
Rashica më herët ka qenë pjesë e grupmoshave tek Kosova, por tani ka vendosur të ndërrojë ambient, duke luajtur për kombëtaren e Shqipërisë U21.
Ai sivjet ka luajtur në të gjitha takimet tek Skenderbeu. Rashica luan si sulmues i djathtë dhe është 19 vjeçar.
Talenti kosovar në Kosovë ishte pjesë e Trepçës 89′.
Ai konsiderohet si një talent shumë premtues, teksa vlera e tij në ‘Transfermarkt’ shkon deri në 200 mijë euro momentalisht.
📋 𝐋𝐈𝐒𝐓𝐀 𝐄 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐄̈𝐑𝐈𝐒𝐄̈ 𝐔𝟐𝟏 🔴⚫
Trajneri Alban Bushi ka përzgjedhur 2️⃣4️⃣ lojtarë për dy ndeshjet kualifikuese të “Euro 2025” për 21-vjeçarët.
🆚 Rumani 🇷🇴
17 nëntor, 19:30🆚 Mal i Zi 🇲🇪
21 nëntor, 15:00#futboll #kombetarjau21 #shqiperiau21 #euro2025 pic.twitter.com/sw4MYTXL5e— FSHF (@FSHForg) November 8, 2023