Kombëtarja e Gjeorgjisë ka barazuar 1:1 ndaj Republikës së Çekisë në Euro 2024.
Të parët në epërsi kaluan gjeorgjianët me anë të Mikautadze në fund të pjesës së parë, gol ky që erdhi nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan LIG Sport
Por, në pjesën e dytë, çekët ishin më të rrëzikshëm dhe në minutën e 59’të barazuan rezultatin me anë të Patrick Schick.
Në sekondat e fundit, futbollisti i Gjeorgjisë, Saba Lobjanidze pati një mundësi të artë të shënonte gol, pas një aksioni 3 vs 3, por goditja e tij shkoi mbi portë.
Kjo ishte pika e parë në histori të Gjerogjisë në një kompeticion si ky i Kampionatit Europian.
Dy kombëtaret tani kanë nga një pikë në Grupin F.
📸 – OH MY DAYS WHAT AN UNBELIEVABLE CHANCE WASTED IN MINUTE 95 BY THE GEORGIA PLAYER!pic.twitter.com/vfEJmVnHE4
— Football Report (@FootballReprt) June 22, 2024