Ish-futbollisti i shumë skuadrave në Premier League, Shefki Kuqi pritet të bëhet me punë të re, tani në Kosovë.
Kuqi do të jetë trajner i ri i FC Feronikeli 74. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, kryetari i klubit Erlind Krasniqi.
Ish futbollisti i famshëm kosovar i Premierligës dhe Kombëtares së Finlandës vjen në Drenas si pasardhës i Xhengiz Rexhepit, me të cilin Feronikeli ’74 u nda të enjten.
📸 Look at this post on Facebook https://www.facebook.com/share/p/JYXVsQyzu5L5hwgB/?mibextid=Na33Lf