Ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, tani si ambasador, Ivan Klasnic ka dhënë një deklaratë interesante për Euro 2024.
Klasnic thotë se Kroacia tashmë është në rrugë të duhur për ta fituar medaljen e artë, shkruan LIG Sport
”Ndoshta ky vit, është vërtetë i joni. Në çdo turne të tilla të duhet një fat dhe mendoj se Kroacia e ka fatin. Mendoj se Kroacia do ta fitoj. Ne kemi fituar të argjendtën dhe të bronztën, tani është koha e të artës”, tha Klasnic
Kujtojmë që Klasnic ishte detyruar të pensionohet para kohe nga futbolli, kjo për shkak të një sëmundje të rëndë, por që doli fitimitarë në fund.
Kroacia ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Spanjës, kurse në grup ka Shqipërinë dhe Italinë.