Albion Rramani u dëmtua në sfisën që Rapidi i Bukureshtit zhvilloi ndaj CFR Cluj. Sulmuesi mori një dëmtim të rrezikshëm në kavilje dhe e kishte të pamundur të vazhdonte lojën.
Lojtari u detyrua të zëvendësoje, ndërsa la fushën e lojës me lot në sy. Ky dëmtim sigurisht ka shqetësuar tifozët dhe stafin, ndërsa për të qetësuar disi gjendjen ka menduar trajneri i klubit.
Timonieri ka ka folur për gjendjen e lojtarit Neil Lennon theksoi se lojtari nuk ka asgjë serioze, teksa në ditët në vazhdim do të shërohet.
“Mendoj se është në rregull me Rrahmanin. Nuk mund t’ju jap një diagnozë, por mendoj se ai do të shërohet pas disa ditësh”, deklaroi trajneri.