Skuadra e Lille barazoi pa gola mbrëmë 0 me 0 ndaj Marseille në javën e 11-të në Ligue 1 të Francës.
Nga minuta e parë luajti futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, shkruan LIG Sport
Futbollisti kosovar bëri një paraqitje fantastike dhe u vlerësua me notën 6.9. Ai bëri disa depërtime fantastike, për të cilat shumëkush shkroi edhe në rrjetet sociale si “Tëitter” apo “X”.
Edon Zhegrova në minutën e 79’të u largua nga fusha dhe u zëvendësua nga Remy Cabella.
Kujtojmë që me këtë barazim, Lille shkoi në kuotën e 19 pikëve në pozitën e katërt, kurse Marseielle në pozitën e tetë me 13 pikë.
Edon Zhegrova vs Olympique de Marseille
Kosovar star ⚡️🇽🇰 pic.twitter.com/14GXlBPpzO
— edi (@unserknown) November 4, 2023