Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja U19, Adil Maliqi është takuar me ish-lojtarin “dardan”, Liridon Krasniqin.
Në zyret e klubit të famshëm në Zvicër, Schaffhausen, dyshja shqiptare u takuan papritmas derisa Krasniqi ishte duke bërë një video prezantimi të klubit, shkruan LIG Sport
Ata u ndalen në koridor dhe biseduan gjatë rreth të rejave, duke treguar edhe të ardhmen e Maliqit, që është pikërisht roli i trajnerit te skuadra e Schaffhausen U18.
Ndërkohë, Liridon Krasniqi ka disa ditë që po stërvitet me klubin zvicran dhe është në kërkim të një klubi të ri, pas një pauze të gjatë në futbollin profesionist.
Gjatë një interviste të shkurt për Indeksonline, Maliqi tha se për tre muaj po ushtron detyrën e trajnerit te Schaffhausen, pas largimit nga Kosova U19.
“Kam tre muaj që jam këtu. E kam marrë klubin në vendin e parafundit me vetëm dy pikë. Tani për 10 lojë i kam marrë 22 pikë dhe jemi në vendin e tretë”, u shpreh Maliqi për Indeksonline
Kujtojmë që te skuadra e Schaffhausen tani pronar të klubit janë pikërisht shqiptarët, Fitim dhe Boletin Hasani.
Ka filluar të ketë sukses menjëherë të Schaffhausen, Liridon Krasniqi dhe Adil Maliqi takohen në koridoret e klubit zvicran 👏🇦🇱🇽🇰 pic.twitter.com/crXTYbrjzt
— LIG Sport (@lig_sport) February 13, 2025