Kombëtarja e Austrisë shënoi fitore në miqësoren e parë të këtij muaji ndaj Sllovakisë me rezultatin 2:0.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi lojtari i RB Leipzigut, Christoph Baumgartner, shkruan LIG Sport
24-vjeçari shënoi një gol tejet të bukur vetëm pas gjashtë sekondave lojë.
Ai mori topin në mesin e fushës, kaloi disa lojtarë kundërshtarë dhe realizoi një gol tejet të bukur nga distanca për t’ia dhënë epërsinë Austrisë.
Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi, Wiemann në minutën e 83’të.
Kombëtarja e Austrisë ndeshjen e ardhshme miqësore e zhvillon më 26 mars ndaj Kombëtares së Turqisë.
6 SEKUND! 🤯🤯🤯
Christoph Baumgartner i Austria na prowadzeniu ⚽️🔥 pic.twitter.com/L5C3xzY6dS
— Polsat Sport (@polsatsport) March 23, 2024