Interi fitoi mbrëmjen e djeshme në shtëpi përballë Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve.
Një sfidë e veçantë kjo ishte për Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka një të shkuar te ekipi i Empolit dhe sigurisht që për të ishte një ndeshje jo si të tjerat. Diçka të tillë e shkruan edhe vetë futbollisti në rrjetes sociale.
“Një ndeshje që është gjithmonë e veçanë. Plus 3 pikë drejt synimit tonë”, shkruan Kristjan Asllani.
Kujtojmë që Asllani është rritur si lojtar te Empoli, madje aty bëri edhe debutimin si profesionist. Ai u largua në vitin 2023 për t’u bashkuar me Interin, me këta të fundit që paguan 10 milionë euro për shërbimet e shqiptarit.