Skuadra e Real Madrid mbrëmë siguroi gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve pasi eliminoi Manchester Cityn nga 11-metërshat.
Një video në rrjetet sociale ka filluar të bëhet virale, ku shihet mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, Antonio Rudiger duke i treguar portierit, Lunin se ka do gjuante Mateo Kovacic, shkruan LIG Sport
Lunin e pa Rudigerin se nga cila anë po bënte shenjë dhe priti penalltinë e lojtarit kroat.
Rudiger dhe Kovacic kanë luajtur te Chelsea për një kohë të gjatë dhe sigurisht që e njeh mjaftë mirë idenë e mesfushorit kroat.
Kur Lunin priti penalltinë, Modric e shtyu Rudigerin, duke i thënë “të lumtë”.
Kujtojmë që Real Madridi në gjysmëfinale tani do të luaj ndaj Bayern Munich, të cilët mbrëmë eliminuan Arsenalin.
Rudiger showing Lunin which direction Kovacic will send the kick. They played together at Chelsea 😂#ManchesterCityRealMadrid | Bellingham | Kepa | Musiala pic.twitter.com/2RE0NncMgR
— DREWJAY (@RMA_DREWJAY) April 18, 2024