Marash Kumbulla po kthehet në formën e tij, ku në ndeshjet e fundit ka marrë minuta të rëndësishme me Sassuolon.
Në sfidën e fundit përballë Interit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte titullar dhe pati një performancë klasi, të nivelit të lartë. Këtë e vë në dukje edhe vetë trajneri i Sassuolos, Davide Ballardini i cili shprehet se Kumbulla ka cilësi të jashtëzakonshme.
“Tek Verona ai ka luajtur me formacionin me 3 mbrojtës. Tek Roma, ai u dëmtua, pork a cilësi të rëndësishme fizike dhe e ka treguar se nëse është mirë, është një lojtar i fortë. Është e rëndësishme që të jetë mirë dhe të stërvitet, më pas cilësitë e tij janë mjaftueshëm të dukshme.
“Ndaj Interit bëri atë që di të bëjë. Madje, sipas meje, ai mund të bëjë edhe më mirë se aq. Ka bërë ndërhyrje të rëndësishme ndaj Arnautovic, ndërhyrje të një mbrojtësi të vërtetë.
“Është e rëndësishme të mbash përqendrimin dhe vëmendjen shumë të lartë. Për mendimin tim, pra për mua, cilësia e parë dhe shumë e rëndësishme për një mbrojtës, është vëmendja”, është shprehur trajneri i Sassuolos, Ballardini.