Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj të hënën e kaluar përjetoi tmerrin, pasi Ferrari i tij i ri mori flakë.
Ai ishte së bashku me vjehrrin e tij, ku paprimtas makina mori flakë, shkruan LIG Sport
Tre personat që ishin në Ferrari përfshi edhe mbrojtësin e Lazios arritën të dilnin me kohë, duke mos pësuar asnjë lëndim.
“Makina u përfshi papritur në flakë, për fat të mirë askush nuk u lëndua. I shpëtuam rrezikut. Duhet të jetë ndonjë problem fabrike”, u shpreh mbrojtësi shqiptar për Messaggero.
Kujtojmë që lojtari “kuqezi” është një koleksionues i madh i makinave të shtrenjta. Ferrari që u dogj ishte i fundit në garazhen e tij.
Sventura in macchina per Hysaj, grande spavento per lui e la sua famiglia https://t.co/mmeUYwb3An #NOTIZIE #RASSEGNASTAMPA #ElseidHysaj #Lazio #Notizieinevidenza
— S.S. LAZIO 1900💙 (@LALAZIOMIA) April 12, 2024