Atalanta mbrëmë mori një pikë me vlerë në “San Siro”, pasi barazuan me skuadrën e Milanit 1:1.
Përformancë të mirë për ekipin bergamas bëri futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti që gjithnjë vazhdon t’i përgjigjet me përpikëmëri niveleve të larta e sidomos ndeshjeve të rëndësishme.
Media pranë klubit të Atalantës, “Bergamonews”, e ka vlerësuar Gjimshitin me notën 7, më të lartën te lojtarët e Atalantës.
“Një mburojë e zakonshme, ia del edhe në situatat më të vështira të mundshme. E nxori Giroud jashtë loje”, vlerësohet mbrojtësi shqiptar, nga media e afërt me klubin e Atalantës