Mesa duket Vllaznia do të futet shumë serioze në merkaton e janarit për të bërë përforcimet e duhura. Klubi shkodran kërkon të nisë përforcimin e ekipit nga mbrojtja, teksa ka “piketuar” një lojtar të madh.
Sipas “Shkodra Sport”, drejtuesit e Vllaznisë kanë nisur negociatat me Shkodran Mustafin. Ish-kampioni i Botës me Gjermaninë në vitin 2014, thuhet se është në bisedime e sipër me shkodranët, për një transferim të mundshëm në Superiore.
Nuk dihet nëse klubi ‘kuqeblu’ do ia dalë ta bindë Mustafin për t’u transferuar në Shkodër, por sigurisht që do të ishte një goditje “BIG”.
Kujtojmë që përveç Kupës së Botës të fituar, mbrojtësi me origjinë nga Gostivari ka një karrierë shumë të pasur futbollistike. 31-vjeçari ka luajtur me Hamburgun, Evertonin, Sampdorian, Valencian, Arsenalin, Schalke 05 dhe së fundmi Levanten.
Që prej 1 korrikut, Mustafi është pa ekip dhe një transfer i lirë për këdo nga ekipet. Dhe sigurisht nëse Mustafi do të zgjidhte Vllazninë, ky transferim do të ishte më i madhi në historinë e futbollit shqiptar.