Futbollisti i Elfsborgut, Arbër Zeneli ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me deklaratat e fundit të babait të tij.
Zeneli thotë se gjithmonë ka luajtur me zemër për Kosovën, shkruan LIG Sport
Gjithashtu kritikon ashpër analistët e emisioneve sportive, të cilët vetëm bëjnë zhurmë.
Shkrimi i plotë i tij:
“Për dardanët! Po flitet shumë qitash në media për situaten tem me kombëtaren. Skom pas deshirë kurrë me fol keq për kombëtaren ose me qit posht kombëtaren. Unë për Kosovë kom lujt me zemer. Shumë situata jan tu u ekzagjeru.
Përshembull numri 10, nuk ka kurgjo te bejë me numrin si numer 10, po ka te bejë me situaten qe ndodhi me ndeshjen kundër Romanisë. Unë jam shum i lumtur qe kom lujt per Kosovën dhe i kom do kujtime qe nuk ko mi harru kurrë.
Faleminderit gjithmonë për mbeshtetjen prej juve fansave! Kombëtares i deshiroj gjithmonë shumë sukses në ndeshjet qe vin.
PS. zgedhni do eksperta ma te mir se veq po shtyhen kush po e ka zanin ma te nalt”