Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa Amercia, pasi mposhti në penallti Ekuadorin.
Ndeshja në 90 minuta u mbyll me rezulatin e barabartë 1:1, shkruan LIG Sport
Në minutën e 35’të, Lautaro Martinez shënoi për ta kaluar kampionin e botës në epërsi.
Kurse goli i barazimit u shënua në minutat e fundit me anë të Rodriguezit.
Në penallti, Argjentina fitoi me rezultatin 4:2, por penalltinë e parë në këtë takim e humbi Lionel Messi.
Lojtari i Inter Miamit gaboi nga 11-metërshi, pasi tentoi me panenka dhe topi shkoi mbi portë.
Golat tjerët për Argjentinën nga penalltia i shënuan: Alvarez, Mac Allister, Monteil dhe Otamendi.
O panenka não correu bem a Messi. pic.twitter.com/iHhm3KhjeO
— B24 (@B24PT) July 5, 2024