Skuadra e Inter Miamit e ka nisur me fitore sezonin e ri 2024 në MLS, pasi mposhti 2:0 Real Salt Lake.
Në këtë ndeshje paraqitje fantastike dhuruan dyshja, Lionel Messi dhe Luis Suarez, shkruan LIG Sport
Edhe pse kjo dyshe nuk arritën të shënonin gola, ndihmuan ekipin e tyre me nga një asist.
Messi asistoi te goli i parë i realizuar nga Taylor, kurse Suarez te goli i dytë i minutës 83’të te Gomez.
Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë zyrtare e Luis Suarez me fanellën e Inter Miamit.