Skuadra e AC Milanit është duke e kërkuar një tjetër sulmues në afatin veror pas transferimit të Alvaro Moratas nga Atletico Madridi.
Dhe siç raporton “Calciomarcato”, skuadra italiane tashmë ka nisur kontakte të reja me sulmuesin e Kombëtares së Shqipërsë, Armando Brojën, shkruan LIG Sport
Broja momentalisht gjendet në “tour” me Chelsean në Amerikë – ku Enzo Maresca e ka marrë me vete për testin e fundit!
Milani kërkon Brojën vetëm në formë huazimi, pasi që dështoi transferimi i sulmuesit gjerman, Niclas Fullkrug.
Broja është duke pasur shumë oferta në tavolinë, përfshirë këtu edhe skuadrat nga Premier League, si Southampton dhe Everton.
Milan once again in discussions with Chelsea to see if a deal can be done for Armando Broja, according to a report 📰#ForzaMilan 🔴⚫️https://t.co/vZpGi0AKTE
— MilanReports (@MilanReportscom) July 24, 2024