Skuadra nga Superliga e Kosovës, Llapi sot debuton për herë të parë në UEFA Europa League, raundi i parë para-kualifikues.
Një mesazh motivimi skuadra kosovare e ka marrë edhe nga Rusia. Mirlind Daku përmes rrjeteve sociale i ka mbështetur lojtarët e klubit nga Podujeva dhe i uron suksese, shkruan LIG Sport
Daku kohëve të fundit ka qenë në vëmendje për gjestin josportiv që e bëri në Euro 2024, ku u dënua nga UEFA me dy ndeshje mos-lojë.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë tashmë është rikthyer në Rusi te skuadra e Rubin Kazanit, por ai ka kohë të merret me video-mesazhe në vend se të fokusohet te ekipi i tij.