Sot janë bërë gjashtë vite nga vdekja e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.
Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku përmes rrjeteve sociale ka përkujtuar Vokrrin, shkruan LIG Sport
“Inshallah trupi yt është duke e shijuar parajsën. 9-shi më i mirë i historisë…”, ka shkruar Daku në rrjetet sociale
Kujtojmë që Mirlind Daku sulmuesi i Rubin Kazanit tani është në Gjermani me Kombëtaren e Shqipërisë duke i zhvilluar përgatitjet e fundit para EURO 2024.