Skuadra e Rubin Kazan ka barazuar 2:2 ndaj Khimik në ndeshjen e javës së tretë në elitën e futbollit rus.
Golin për dytë për ekipin e Kazanit e realizoi Jukic në minutën e 65’të, shkruan LIG Sport
Jukic shënoi pasi mori një super asist nga Mirlind Daku. Sulmuesi shqiptar nuk u tregua vetjak, pasi bëri super asist te bashkëlojtari i tij.
Kujtojmë që golin e parë në këtë ndeshje e shënoi pikërisht Mirlind Daku në minutën e 45’të nga pika e bardhë e penalltisë.
2-1 Jukic pic.twitter.com/Nj991TcIoV
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 3, 2024