Mirlind Daku është kthyer përsëri të shënojë dhe me golin e tij të 6 të këtij sezoni, ka ndihmuar skuadrën e Rubin Kazan që të mposhtë Akhmat Groznin me shifrat 2-0.
Por sulmuesi do të mungojë në ndeshjen e radhës pasi është ndëshkuar me karton të verdhë pas një kontakti me portierin.
Një problem më vete për trajnerin e Rubin, Rakhimov, i cili ka shpjeguar se ky është një telash që duhet të zgjidhe ai në një axhendë shumë të ngjeshur në javët e ardhshme.
“Kemi katër ndeshje dhe 8 fluturime në 11-12 ditë. Kemi një axhendë të vështirë dhe Daku do të mungojë një ndeshje. Është një dhimbje koke për ne.
Si shkon përshtatja e Çunit dhe Hoxhës? “Në mënyrë të shkëlqyer. Ata nuk e njohin futbollin rus ndaj po ua tregojmë. Ata do të mësohen me të gradualisht. Duhet t’u japim kohë, pasi këta djem mund të rriten”, tha ai duke folur pas fitores.
ГООООООЛ! МИРЛИНД ДАКУ! 2:0! 🔥#РубинАхмат 2️⃣:0️⃣ pic.twitter.com/0J7zVEpg7m
— «Рубин» Казань (@fcrk) October 5, 2024