Skuadra e Rubin Kazan është duke luajtur ndeshjen e parë të sezonit të ri në elitën e futbollit rus, ku si kundërshtar ka Pari NN.
Rezultati momental është 1:1 dhe ishte sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku që shënoi golin e barazimit, shkruan LIG Sport
Daku shënoi në minutën e pestë për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Kujtojmë që Mirlind Daku shpëtoi pa u dënuar nga klubi i Rubin Kazanit për shkak të skandalit të madh në Euro 2024.
1-1 Daku pic.twitter.com/eDIEe1iyQf
— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 22, 2024