Skuadra e Lokomotivës së Moskës sot u takua me Rubin Kazanin në Kupën e Rusisë.
Në këtë ndeshje u takuan edhe dy futbollistët shqiptarë, Mario Mitaj dhe Mirlind Daku, por kësaj radhe si kundërshtar, shkruan LIG Sport.
Në fund triumfues doli Mitaj, skuadra e të cilit mposhti Rubin Kazanin me rezultatin 3-0.
Megjithatë, pas ndeshjes kishte një përqafim ‘kuqezi’ mes Mitajt dhe Dakut, ku edhe shihen se shkëmbyen fanellat e tyre.
Ja pamjet e bukura nga lojtarët shqiptarë:
Përshëndetje “kuqezi” në Rusi. 🇦🇱👏🏻
Mitaj dhe Daku ❤️ pic.twitter.com/s2AHZAFfGu
— LIG Sport (@lig_sport) November 1, 2023